Policia e Durrësit ka shoqëruar paraditen e sotme një grup klandestinësh të ardhur nga vendet e lindjes.

Pas një lajmërimi të policisë nga punonjës pranë xhamisë në qendër të qytetit të Durrësit, se një grup prej 6 djemsh të rinj janë parë duke konsumuar lëndë narkotike dhe janë bërë problematikë në ambientet ku strehohen në xhami, forcat e rendit kanë bërë shoqërimin e tyre për në komisariat.

Prej situates së pandemisë në vend dhe botë, duket se prej muajsh grupe klandestinësh të cilët kanë destinacion vendet e BE, kanë mbetur në Shqipëri.