Detaje të reja mësohen nga atentati i ndodhur në Durrës rreth orës 12:55, në lagjen nr.18, ku persona të paidentifikuar kanë plagosur me armë zjarri 40-vjeçarin Feriz Bardhi i cili u transportua në Spital ku dhe ka ndërruar jetë.

"DurrësLajm" mëson se viktima është qëlluar me kallashnikov sapo ka dalë nga dera e shtëpisë. Dyshohet se autorët e kanë ruajtur prej kohësh 40-vjeçarin me qëllim ekzekutimin e tij.

Bardhi ka dalë nga shtëpia në këmbë dhe nuk e ka pritur breshërinë e plumbave në trup. Policia po punon për të zbardhur konfliktet e viktimës me autorët e krimit.