29/11/2020 - 09:51
Forcat e Policisë, polumbarët dhe forcat detare vazhdojnë kërkimet për peshkatarin 32-vjeçar, i cili ka humbur kontaktet që nga dita e djeshme kur hyri në det për peshkim.
Gjatë ditës së djeshme, policia u njoftua nga familjarët e shtetasit S. P., 32 vjeç, se ai ishte futur në det për të peshkuar, dhe më pas kishte humbur kontaktet.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Këto janë dhe pamjet që përcjell operatori i "DurrësLajm" nga kërkimet që po bëhen në det për të riun, teksa në breg të detit ka dalë dhe varka e tij e peshkimit.
/portali DurresLajm/