Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele te "Veliera" në Durrës. Një 21-vjeçar është hedhur nga kati i 12-të i një pallati në lagjen nr.1 dhe ka gjetur vdekjen.

Viktima është identifikuar si shtetasi me inicialet A.K. 21 vjeç, banues në Manëz, Durrës, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet që shtynë të riun drejt këtij akti esktrem.

Ngjarja ka tronditur jo pak dëshmitarët ndërsa forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakun.