"DurrësLajm" sjell pamje nga vendi ku u gjet e mbytur sot një grua në lagjen 13 të qytetit bregdetar.

Nga burimet zyrtare mësohet se viktima nuk është identifikuar ende, rreth 70 vjeçe, me flokë të gjata e të thinjura dhe e veshur me rroba të zeza.

Në breg të detit janë gjetur një shkop, një çantë ngjyrë e zezë dhe një palë këpucë ngjyrë blu.

Sipas policisë, paraprakisht, në trupin e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune. Po punohet për identifikimin e viktimës dhe shkakun e mbytjes.