Në 24 orët e fundit, 2 pronare dyqanesh në qytetin e Durrësit janë vjedhur nga hajdutët.

Atyre u janë vjedhur para dhe produkte në bizneset që administrojnë.

Të dy rastet e vjedhjeve janë regjistruar në lagjen nr.1.

  • “Më datë 26.10.2017, në lagjen nr. 1, kanë vjedhur 10 bluza në dyqanin e shtetases L.R vjeç 53 banuese në këtë lagje. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal
  • Më datë 26.10.2017 në lagjen nr. 1, kanë vjedhur një shumë lekësh dhe disa çokollata, në dyqanin kancelari të shtetases I.I vjeç 51, banuese në këtë lagje. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal”,- njofton policia e Durrësit.

Ndërkohë policia ka ndaluar shtetasin B.LL vjeç 39, banues në Durrës, pasi më datë 28 shtator, në lagjen nr. 4, i ka vjedhur portofolin me nje shume lekesh, shtetases A.B, vjeç 46, banuese në Durrës.