Një automjet tip “Benz” është vjedhur në Durrës, e po ashtu edhe një garazh, ku për ngjarjen e fundit është zbardhur edhe autori përkatës, i cili ka përfunduar në pranga.

Policia njofton se të dyja rastet janë shënuar të shtunën më datë 1 shtator.

*Më datë 01.09.2018, në lagjen nr. 18, shtetasi R.T., vjeç 58, kallëzon se i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

*Më datë 01.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Sh., vjeç 27, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 8, ka vjedhur në garazhin e shtetasit Xh.Xh, vjeç 58.

Po ashtu, në të njëjtën ditë raportohet një tjetër vjedhje në zonën e Plazhit. Shtetasi R.K, vjeç 50, banues në Kosovë, kallëzon se në lagjen nr. 13, i kanë vjedhur çantën me sende dhe dokumente personale.