Një tjetër automjet ka rënë pre e hajdutëve në Durrës. Rasti i fundit është regjistruar te Shkëmbi i Kavajës, ku është vjedhur mjeti tip “Benz”, pronë e shtetases B.Ç. 32 vjeçe, banuese në Tiranë.

Policia nuk i ka identifikuar ende autorët, të cilët edhe këtë radhë, kanë vepruar gjatë orëve të natës për të realizuar më me lehtësi vjedhjen.

Uniformat blu po punojnë për identifikimin dhe kapjen e tyre.