Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur ditën e sotme në Pashaliman, ku është vjedhur depoja e armëve.

Nga raportimet e para thuhet se në këtë bazë ushtarake janë vjedhur armë të llojeve të ndryshme gjatë natës.

Por ende nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e policisë, e cila këtë fillimvit po tregohet diskrete me shpërndarjen e njoftimeve për shtyp.