Një shtëpi dhe një automjet tip “Benz” kanë rënë pre e hajdutëve gjatë natës në Durrës.

Në shtëpinë në lagjen nr.5, në pronësi të shtetases F.R. 28 vjeçe, hajdutët janë vjedhur një sasi parash.

Ndërkohë, automjeti i 38-vjeçarit D.Gj. ndonëse ishte parkuar pranë banesës, është vjedhur nga hajdutët, të cilët janë larguar pa lënë gjurmë.

Për të dy rastet, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e vjedhësve.