Vidhnin rroba në Tiranë dhe i shisnin në Shkodër, arrestohen 2 persona

21/07/2019 - 18:00

Vidhnin rroba në dyqane dhe qendra tregtare në Tiranë, vihen në pranga nga shërbimet e Komisariat të Policisë Nr 2, autorët e vjedhjeve si dhe zbardhen edhe disa vjedhje të tjera, ku dyshohet se janë kryer nga këta shtetas

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale rrobat e vjedhura.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, pas njoftimit të marrë se dy persona kishin vjedhur disa rroba në një qendër tregtare në Tiranë, kanë organizuar punën, ku pas analizimit të pamjeve filmike, dhe kontrolleve të shpejta të ushtruara në ambientet e qendrës tregtare kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestin në flagrancë të shtetasve:

- F.,T.,34 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

- F.,GJ., 41 vjeçe banuese në Kamëz.

Në momentin e arrestimit këtyre shtetasve , policia ju gjeti dhe sekuestroi edhe rrobat e vjedhura në njërin nga dyqanet e qendrës tregtare.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit u bë e mundur dokumentimi i një sërë vjedhjeve të kryera nga këta persona në dyqane, qendra tregtare dhe tregje të shumicës, të cilët pasi i vidhnin rrobat, i shisnin në dyqanin e shtetasit F.T në Shkodër.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim në më shumë se një herë, parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një person është grabitur në Burrel pasi tërhoqi një shumë prej 15 mijë eurosh në bankë.

Prokuroria Antimafia e Firences kanë kryer një tjetër operacion të madh, për të zbatuar urdhërat e ndalimit të firmosur në gjykata për 7

Një 43-vjeçare në Vlorë është ndaluar nga policia pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën për qëllime përfitimi.

Policia godet një tjetër rast të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara, arrestohen në flagrancë 2 shtetase kosovare në portin e Durrësit.

Autoritetet italiane kanë arrestuar 20 persona mëngjesin e kësaj të enjteje.

Forcat RENEA kanë arrestuar Enrik Llukën në Gjirokastër i cili ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet për vrasje dhe ishte dënuar me 35 v

Një person është paraqitur ne spitalin rajonal të Korçës, me dëmtime në kokë.

Tre banditë shqiptarë sulmuar oficerët e Agjencisë Kombëtare kundër Krimit  gjatë një sulmi pasi u kapën duke furnizuar kokainë me vlerën

Prokuroria siguron prova të reja për Redjan Rrajën, i arrestuar pas atentatit ndaj makinës së Prokurorit Arjan Ndoji.