Vidhte sahatët e ujit në lagjet e qytetit të Durrësit, por falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, vihet në pranga autori.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 18 sahatë uji.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjes së pronës, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Rendit, arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 39 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë, pas ankesave të marra nga qytetarët për vjedhje të sahatëve të ujit, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. 

Gjatë monitorimit të lagjeve, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të autorit të vjedhjeve, të cilit në momentin e kapjes iu gjetën me vete 18 sahatë uji që i kishte vjedhur në lagjen 14 dhe në lagjen 17 të qytetit të Durrësit.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të dyshuara të kryera nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.