Një ndërtesë, një dyqan dhe një biçikletë, është ky bilanci i vjedhjeve të denoncuara në policinë e Durrësit të ndodhura një ditë më parë.

Dy rastet e para kanë ndodhur gjatë natës në lagjen nr.13, zonën e plazhit ndërsa biçikleta është vjedhur në lagjen nr. 5 të qytetit të Durësit.

Policia njofton se në zonën e plazhit, kanë vjedhur në ndërtesën në pronësi të shtetasit Nj.K., vjeç 67, si dhe dyqanin e shtetasit I.Gj., vjeç 49, të dy banues në Durrës.

Ndërsa mësohet se pranë banesës, shtetasit H.Gj., vjeç 56, banues në Durrës, i kanë vjedhur biçikletën.

Për të tre rastet, uniformat blu të qytetit ende nuk kanë autorë, ndërsa pohojnë se po punojnë për identifikimin dhe kapjen e tyre. Neni 134 i Kodit Penal.