Një skandal i vërtetë në qytetin e Kavajës, ku një burrë i moshës 59-vjeçare ka ngacmuar seksualisht gruan e të birit.

Shtetasi me inicialet F.H ka tentuar disa herë ta joshë bashkëshorten 20-vjeçare të djalit të tij, derisa në një moment kupa është mbushur dhe e reja e ka denoncuar vjehrrin në polici.

Uniformat blu kanë reaguar menjëherë duke e arrestuar 59-vjeçarin.

Policia njofton se burri do të vihet nën akuzë për veprat penale parashikuar nga Neni 108/a/2 i Kodit Penal.