Shpërthim me lëndë plasëse në qytetin e Vlorës.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:16, në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit Xh.B., 69 vjeç, në lagjen “Hajro Çakërri”.

Si pasojë raportohet vetëm për dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.