Policia e Durrësit ka goditur grupin që kryenin vjedhje lokalesh dhe dyqanesh në qytet. 

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë, ndërsa janë dokumentuar me prova shkencore 14 vjedhje të dyshuara të kryera nga shtetasit e vënë në pranga.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

Geri Metaj 19 jeç, banues në Durrës;

• M.P. 15 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve F.M. dhe F.Rr.

Shtetasit e mësipërm dyshohet se në bashkëpunim me njëri – tjetrin,  kanë vjedhur 14 lokale dhe dyqane, vjedhje këto  të dokumentuara me prova shkencore:

Më datë 15.11.2018, në lagjen Nr. 1 Durrës dyshohet se kanë vjedhur dyqanin e shtetases Sh.Xh.

Më datë 15.11.2018 në  lagjen Nr.1 Durrës dyshohet se kanë vjedhur kioskën e shtetases F.Z. 

Më datë 15.11.2018 në lagjen Nr.1 Durrës dyshohet se kanë vjedhur biznesin (parukieri) në pronësi të shtetasit I.E.

Më datë 15.11.2018,  në lagjen Nr. 4 Durrës dysohet se   kane tentuar të vjedhin Fast -Food në pronësi të shtetases  A.L.

Më datë 06.10.2018,  në lagjen  Nr.14, Shkozet, Durrës dyshohet se kanë vjedhur  dyqanin në pronësi të  shtetasit T. K.

Më datë 25.10.2018, në Xhafzotaj  dyshohet se kanë  vjedhur me thyerje  dyqanin në pronësi të shtetasit A.J.

Më datë 28.10.2018,  në lagjen Nr. 14 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetasit B.K. 

Më datë 31.10.2018, në lagjen Nr. 13  Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e rrobave të shtetasit I.Gj. 

Më datë 04.11.2018,  në lagjen Nr. 4 Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin ushqimor në pronësi të shtetasit  S.Gj. ku kanë marrë sende të ndryshme. 

Më datë 05.11.2018, në lagjen Nr. 11 Durrës dyshohet se  kanë  vjedhur me thyerje kioskën në pronësi të shtetasit H. M.

Më datë 13.11.2018, në lagjen Nr.1 Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje parukierinë në pronësi të shtetasit  I.E.

Më datë 04.11.2018, në lagjen Nr. 13 Durrës dyshohet se kanë vjedhur   me thyerje banesën e shtetasit A.E.

Më datë 08.11.2018, në lagjen Nr.13, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje kioskën në pronësi të shtetasit K.P.

Më datë 07.11.2018, në lagjen Nr. 13, Durrës dyshohet se kanë vjedhur  me thyerje dyqanin e  rrobave në pronësi të shtetasit  I. Gj. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vjedhja në bashkëpunim" parashikuar në nenin 134/2 të Kodit Penal.