Vodhi Benz-in me euro e paund brenda, 16-vjeçarit i zbulohen 9 grabitjet e tjera

13/12/2019 - 09:06

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një 16-vjeçar si dhe ka ndjekur në gjendje të lirë dy të tjerë, pasi vodhën automjetin e një shtetasi në Kamzë.

Forcat blu kanë zbardhur dhe 9 raste të vjedhjeve të ndodhura më parë, të kryera nga 16- vjeçari, në bashkëpunim me dy të miturit e tjerë

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale automjeti, së bashku me shumën e parave që ndodheshin në të.

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 Kamzë arrestuan në flagrancë shtetasin e mitur A. XH., 16 vjeç, banues në Paskuqan, Kamzë.

Si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit e mitur K. S., 16 vjeç dhe K. S., 13 vjeç, të dy banues në Paskuqan, Kamzë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 Tiranë, pas informacioneve të marra në rrugë operative se dy adoleshentë kishin vjedhur një automjet dhe ishin larguar në drejtim të qendrës së Tiranës, organizuan punën dhe në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 bënë të mundur bllokimin e automjetit dhe të shtetasit A. XH., 16 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë.

Ky shtetas, i ndihmuar edhe nga dy të mitur 13 e 15 vjeç, kishte vjedhur automjetin tip Benz në pronësi të shtetasit K. O., brenda të cilit kishte një shumë parash, euro dhe paund.

Në momentin e bllokimit Policia gjeti dhe sekuestroi 165 paund, 360 euro, 30800 lek dhe një aparat celular.

Shtetasit e lartpërmendur janë dhe autorë të dyshuar të disa ngjarjeve të ndodhura në qytetin e Kamzës dhe në Tiranë, në vende dhe kohë të ndryshme, në bashkëpunim me njëri - tjetrin dhe konkretisht:

  • Më 04.12.2018 kanë vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit A. S.
  • Më 26.01.2019 kanë vjedhur sende personale në banesën e shtetases F. XH.
  • Më datë 06.02.2019 kanë vjedhur sende shtëpiake në banesën e shtetases F. Xh.
  • Më 11.04.2019 i kanë vjedhur 180 euro, orendi shtëpiake dhe sende personale me vlerë shtetasit E. M.
  • Më 20.09.2019 i kanë vjedhur portofolin me shumën prej 20 mijë lekësh të reja shtetases L. P.
  • Më datë 05.10.2019 kanë vjedhur 2 automjete në pronësi të shtetasit T. A.
  • Më 13.11.2019 kanë vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit A. M.
  • Më 13.11.2019 në banesën e shtetasit L. H kanë vjedhur shumën prej 18 mijë lekësh dhe 750 euro.
  • Më 10.12.2019 kanë vjedhur 80 mijë lekë të reja në banesën e shtetasit Sh. Gj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sparanise të Casertanos në Itali, ku një shqiptar pe leje qëndrimi u përpoq të vriste vëllanë e tij. 

Vladimir Gjuta është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës për dhunë dhe plagosjen e kushëririt të tij.  Ky i fundit me shenja të dukshme ng

Dy të rinj janë arrestuar ditën e sotme, pasi u janë gjetur kartëmonedha të falsifikuara.

Tre të rinj raportohet se kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në hyrje të qytetit të Librazhdit.

Policia ka arrestuar një 22-vjeçar në Sarandë, të cilit frocat blu i kanë gjetur të fshehura 20 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit "

Goditet një tjetër rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt fitimit. 

Policia Metropolitane në Londër njofton së një 22 vjeçar suedez është ndaluar si i dyshuar për vrasjen e 36-vjeçarit shqiptar Flamur Beqi

Policia italiane ka arrestuar autorin e akisdentit që i shkaktoi vdekjen shqiptarit Franko Gjinaj.

 Gjykata e Lezhës ka lënë në burg 60- vjeçarin me iniciale V.N., i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dhe ka kryer edhe marrëdhënie

Një zënkë në një familje shqiptare në Lenzburg mbrëmjen e të hënës ka alarmuar policinë, ndërkohë që burri 38-vjeçar është hedhur nga bal