Kishte vjedhur dy telefona me vlerë rreth 70.000 lekë në një dyqan celularësh, por identifikohet nga kamerat e instaluara në objekt.

Bie në pranga shtetasi A. A., 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 16 korrik 2019 në orët e mbrëmjes, në rrugën “Sulejman Delvina” ka hyrë në një dyqan dhe ka vjedhur dy aparate celulare, me vlerë rreth 70.000 lekë të rinj, njofton policia.

Autori nuk ka mundur që t’i gëzojë celularët pasi policia e identifikoi nga kamerat e dyqanit dhe e arrestoi.

Vijon puna hetimore, pasi dyshohet se ky shtetas ka kryer edhe vjedhje të tjera.