Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Dritan të Prrenjasit. Një 34-vjeçar nga Korça teksa po drejtonte një automjet “Volkswagen” ka dalë nga rruga dhe ka humbur jetën.

Ai dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit në rrugën rurale të fshatit ndërkohë grupi hetimor po vijon me punën për të sqaruar shkaqet e kësaj ngjarjeje.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Në rrugën rurale të fshtatit Dritaj, Prrenjas, shtetasi I.D., 34 vjeç, banues në Korçë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i mjetit ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e shkakut të aksidentit.