Vranë dhe hodhën në kanal 23-vjeçarin në Fier, pranga dy autorëve

13/08/2019 - 08:45

Policia e Fierit zbardh dhe dokumenton vrasjen e 23-vjeçarit në fshatin Hamil duke arrestuar dy autorët e dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pas një pune të mirëfilltë hetimore, zbardhën dhe dokumentuan ngjarjen e ndodhur gjatë natës së datës 11.08.2019 në fshatin Hamil ku u gjet i vrarë me thikë 23 vjeçari Florjan Selimaj.

Në përfundim të hetimeve u arrestuan shtetasit:

S.S, 26 vjeç, banues në fshatin Sulaj.

K.M, 20 vjeç, banues në fshatin Sulaj.

Gjatë natës së datës 11.08.2019, në fshatin Hamil, këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, kanë vrarë me mjet prerës shtetasin F.S, 23 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje me dashje” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia e Shtetit ka publikuar emrat dhe fotot e 5 personave më të kërkuar në Shqipëri nga 50 në total.

Dy të rinj nga Fushë-Kruja janë vënë në prangat e policisë së Tiranës mbrëmjen e të martës.

Një 54-vjeçar, B.L banues në Dragushë të Lezhës është arrestuar nga policia për shkak se ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bas

Persona ende të paidentifikuar nga ana e policisë kanë vjedhur gjatë natës një nga bizneset më të njohura në qytetin e Librazhdit.

Policia identifikon viktimën që humbi jetën mbrëmjen e së martës, pasi ra nga një ndertese në Currila.

Një person ka rënë nga lartësia dhe ka gjetur vdekjen në Durrës. Viktima rezulton roje i një pallati në ndërtim e sipër.

Dy të shumëkërkuar janë ekstraduar nga Italia në Shqipëri pasi janë të dyshuar për vrasje dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Specialistët për Hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr.

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Korçës, ku një person i identifikuar si Dashnor Osmani është goditur me sëpat

Policia e Shtetit ka zbardhur ngjarjen e pengmarrjes së 49-vjeçarit Jak Prenga.