Vranë studenten, zbulohen detaje tronditëse për shqiptarin dhe grekun

11/07/2019 - 21:48

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e studentes greke Helen Topaloudu, nga dy të rinj, ku njëri prej tyre ishte shqiptar. Media greke “Zougla”,  shprehet se hetuesit kanë zbuluar se djali grek 21 vjeç, disa orë pasi është vrarë studentja ka kërkuar në “Facebook” për të folur me një vajzë me inicialet A.CH, duke e ngacmuar atë. Ai i dërgoi asaj mesazhe të përsëritura dhe e ka telefonuar shpesh.

Por, ajo e ka refuzuar atë, më pas greku ka kërkuar dhe për katër vajza të tjera “Facebook”. Po ashtu, mësohet se 21-vjeçari natën e vrasjes së studentes, ka kërkuar në internet dhe në “You Tube” për filma pornografikë.

Ndërkohë, shqiptari ishte njohur me greken Helenë vetëm një ditë përpara se ajo të vritej më 26 nëntor, 2018.

Pasi kanë vrarë studenten, dy të rinjtë kanë parë llogarinë e saj në “Facebook” dhe dy herë të tjera. Nga hetimet, është zbuluar se në llogarinë e “Facebook” të grekut, dikush është futur 13 herë. Një tjetër detaj tronditës është se pas krimit, greku fliste me miqtë e tij në “Facebook” sikur asgjë nuk kishte ndodhur, duke diskutuar më një mikun e tij orarin për të shkuar në palestër.

Biseda e te riut grek me mikun e tij është në kohën që vrasja e studentes ishte publikuar në media. Babai i grekut ka konfirmuar për autoritetet greke se djali i tij dhe shqiptari janë takuar edhe pas vrasjes së Elenës. Ai tha se ishte shqiptari i cili kishte shkuar në banesën e grekut, dhe sipas babait të grekut, ai ka ndikuar për keq tek djali i tij.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur një banesë. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në fshatin Turan të Tepelenës.

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia kufitare, pasi dyshohet se udhëtonte me mjet identiteti grek të falsifikuara.

Të burgosurit shqiptarë dhe ata pakistanezë janë përfshirë në një konflikt në burgun e Chania-s në Kretë, ku si pasojë tre persona kanë m

Policia greke ka goditur një bandë shqiptare që kryenin vjedhje në banesat në ishullin turistik të Mykonosit.

Një grua e moshuar, zvicerane 75 vjeçe, më 21 mars të këtij viti ka vrarë vogëlushin 7-vjeçar, shqiptar me prejardhje nga Kosova, Ilias M

Një gabim i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Dibër i ka kushtuar rëndë 2 vjet më parë familjes Gazidedja.

Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në fshatin Podgorie.

Përfundon aventura e dy të arratisurve shqiptarë nga burgu i Cassandras në Halkidhiki.

Shërbimi Policor grek ka arritur të shkatërrojë një bandë të shqiptarëve që ka kryer një sërë vjedhjesh nëpër shtëpitë e banorëve në Myko

Shërbimet e Postës së Policisë Manëz, falë informacionit të qytetarëve dhe reagimit në kohë, kanë bërë të mundur kapjen dhe ar