Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Vrasja 31-vjeçarit, policia ndalon një mjet të dyshuar

03/03/2021 - 15:03

Dalin detaje të reja në lidhje me ekzekutimin e 31-vjeçarit Tauland Gjikaj ditën e sotme në Vlorë.

Pak minuta pas ngjarjes policia e Vlorës ka ndaluar një mjet me të cilin dyshohet se është larguar autori. Policia po verifikon drejtuesit dhe mjetin nëse ka lidhje me ngjarjen.

Mësohet se mjeti ishte duke lëvizur në drejtim të Pyllit të Sodës, në dalje të Vlorës. Policia deklaroi se vrasja ndodhi rreth orës 14:20, në lagjen “Bashkimi”, në afërsi të Gjykatës së Apelit, Vlorë, ku është qëlluar me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta shtetasi Tauland Gjikaj, 31 vjec, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin e Vlorës.

Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do t’i shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shërbimet e Komisariatit të Policisë pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr.1, Sarandë, pranë bankomatit të një banke, një shtetas nën

Një aksident është regjistruar në aksin nacional Berat-Skrapar, në fshatin Vërtop.

Një incident ka ndodhur në autostradën Kavajë-Lushnje, ku një autobus me pasagjerë është përfshirë nga flakët.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një çerdhe në kryeqytet, ku një foshnjë ka thyer këmbën.

Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia e Beratit, pasi në banesë iu sekuestrua një armë zjarri automatik, një krehër dhe 7 fishekë.

Alban Vogli, president i klubit të Kastriotit dhe Gazment Vogli, drejtor teknik i tij janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pas trazirave

Një grua ka mbetur e plagosur si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi e përdorur për gatim në Tapizë të Krujës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin F.K., 29 vjeç, banues në Durrë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në zonën e Porto Romanos është gjetur i mbytur një 56-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manëz, kanë proceduar penalisht për veprën penale "Mjekim i pakujdesshëm", sht