Vrasja e 19-vjeçares në Shkodër, burg për autorët e krimit

11/03/2015 - 12:31

11 mars 2015 - Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Mirsad Aletin dhe Toni Tomën, dy autorët e dyshuar të ngjarjes që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në afërsi të Bushatit, ku mbeti e vrarë një 19-vjeçare dhe u plagosën dy të tjerë.

Mbi Toni Tomën, 31 vjeç, rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasje mbetur në tentavivë”, “Armëmbajtje pa leje”, “Prodhim dhe shitje e narkotikeve” dhe “Kultivim i bimëve narkotike, ndërsa mbi Mirsad Aletin, 28 vjeç, rëndon akuza e “vrasjes me dashje”. Dy të arrestuarit nuk kanë folur gjatë seancës për dhënien e masës së sigurisë.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal me muzikë live në aksin rrugor Shkodër-Lezhë në lokalin "Argenti" dhe sipas burimeve mësohet se konflikti ka nisur brenda ambienteve të lokalit dhe shkëmbimi i zjarrit ka përfunduar jashtë tij. 

Viktima, Elsa Tusha 19 vjeç, është gjetur në sedijen e pasme të mjetit tip “BMË X5”, e ndërsa dy meshkujt që kanë mbetur të plagosur janë Selim Aleci 56 vjeç dhe Paulin Noja 30 vjeç.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një tjetër rast që operonte në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve është goditur sot nga policia në Korc

Arrestohet nga policia një person në Durrës, i akuzuar për veprën penale" Vjedhja me dhunë".

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një person pasi akuzohet për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje".

Një 46-vjeçar i shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit është ndaluar nga Specialistët për Krimet në Stacionin e Policisë Plazh, të cil

Arrestohet në flagrancë në Durrës një 45-vjeçar, pasi po drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe mbante me vete edhe armë pa leje.

Shtyhet seanca gjyqësore për Arbër Çekajn, të akuzuarin kryesor për trafikun e 613 kg kokainë nga Kolumbia në Shqipëri.

Dalin detajet nga aksidenti i rëndë qe ndodhi paraditen e së dielës në Rrugën e Kombit, pranë fshatit Gëziq, ku një 13-vjeçare ka humbur

Një aksident me 2 të plagosur është regjistruar mbrëmjen e sotme tek Shkëmbi i Kavajës,

Për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, është ndaluar 39- vjeçari Blendi Teta, pasi akuzohet se ka penguar zbardhjen e së vërtetës si e

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku të plagosur kanë mbetur 3 shqiptarë.