Detaje të reja rreth vrasjes së Gjergj Krygjës një ditë më parë në fshatin Sumë të Dukagjinit. 43-vjeçari dyshohet se ka qenë i dënuar në Itali për lëndë narkotike dhe policia dyshon se ka më pak se një vit që autoritetet italiane e kanë sjellë në Shqipëri duke e depërtuar.

Policia pritet t’i dërgojë një shkresë autoriteteve italiane lidhur me dosjen e Gjergj Krygjës dhe depërtimin e tij.

Po ashtu 43-vjeçari para afro 2 vitesh ka qenë i shpallur në kërkim në Shqipëri i dyshuar si kultivues i lëndëve narkotike në zonën e Dukagjinit.

Policia pistë të përgjithshme ka këto çështje megjithatë ende nuk ka indicie konkrete nëse kanë lidhje direkte me vrasjen e tij apo ka ndonjë konflikt tjetër.

Po ashtu ende nuk ka asnjë informacion rreth identitetit të autorëve dhe policia po punon për identifikimin e tyre. /PANORAMA