Vrasja e administratorit në Vlorë, kapen 3 autorët

12/06/2019 - 09:00

Vrasja e administratorit të fshatit Kotë, Argjil Gjoka ka çuar në pranga 3 persona.

Biurime nga policia thanë se për vrasjen e ndodhur mesditën e djeshme janë arrestuar tre persona, kushërinj me njëri-tjetrin.

Të arrestuarit te dyshuar per vrasje janë: Arif Bejtaj, Jaçe Bejtaj dhe Namik Bejtaj.

Arif Bejtaj është arrestuar në spital pasi ishte plagosur në këmbë.

Argjil Gjoka u vra dje në fshatin Kotë, pas një sherri të ndodhur për shkaqe pronësie mes disa kushërinjve.

Njësia administrative ishte duke rregulluar drejt zonës së Mavrovës kur ndodhi sherri që përfundoi me vrasjen e Gjokajt.

Njoftim i Policisë së Vlorës:

Policia zbardh ngjarjen e djeshme në Selenicë. Në pranga autorët. Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Më datë 11.06.2019, rreth orës 14:20, në fshatin Petë të Selenicës, pas një konflikti me armë zjarri midis disa personave, janë plagosur shtetasit A. B., 19 vjeç dhe A. Gj., 51 vjeç, ku si pasojë ky i fundit ka humbur jetën në Spitalin e Vlorës.

Pas hetimeve të kryera, dëshmive dhe provave të administruara, Policia ka zbardhur ngjarjen, duke vënë para përgjegjësisë penale autorët e dyshuar:

• N.B., 30 vjeç (arrestuar).

• J.B., 22 vjeç (arrestuar).

• A.B., 19 vjeç (arrestuar).

Të tre këta shtetas janë me banim në fshatin Mavrovë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi M .P. (B), 32 vjeç, banues në Vlorë dhe po punohet për kapjen e tij.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me armë zjarri tip pistoletë dy vëllezërit F. O. dhe A. O., (70 dhe 65 vjeç), por pas ndërhyrjes për të shuar konfliktin humbi jetën Kryetari i Njësisë Administrative Kotë, shtetasi A. Gj.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve iu referuan Prokurorisë, për veprat penale ‘Vrasja në rrethana të tjera cilësuese’ kryer në bashkëpunim dhe ‘Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake’.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dy shqiptarë janë kapur me 8 kilogramë kokainë në qytetin e Parmës në Itali, dhe ndaj tyre rëndon akuza e trafikut të drogës. 

Policia ka arrestuar një 62-vjeçar të shpallur në kërkim në pikën kufitare të Muriqanit.

Specialistët për hetimin e trafiqeve të paligjshme në Kukës arrestuan në flagrancë shtetasit B.D., 29 vjeç, banues në Tiranë dhe M.

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në fshatin Drenie, të Patosit ku një 39-vjeçar ka humbur jetën.

Gazetarja Klodiana Lala zbulon sesi një grup kriminal ka vjedhur brenda një nate makinën e një gjyqtari, e ka përdorur atë në një ngjarje

Policia e Dibrës në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, ka vijuar kontrollet e pandërprera për kapjen e autorëv

Prokuroria ka vendosur t’i kthejë Kejvina Kthellës celularin, një ditë pas kërkesës së saj në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Një 65-vjeçare, e cila po kalonte rrugën në kryeqytet, është përplasur nga një mjet dhe për pasojë ka mbetur e plagosur.

Policia ka zbuluar dy shuma të tjera parash të grabitjes së ndodhur në aeroportin e Rinasit, më 9 prill 2019.