Policia njofton se rreth orës 11:05, në afërsi të një lokali në Rreshen është vrarë me armë zjarri 47 vjeçari Katriot Reçi.

Nga burimet zyrtare mësohet se rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta ndërsa po bëhet krehja e zonës për kapjen e autorit/ëve.

Mirditë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 11:05, në afërsi të një lokali në Rreshen, Mirditë,në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi K.R., 47 vjeç

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë, po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve.