Policia e Vlorës ka dhënë informacion zyrtar për ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë të hënë në fshatin Gjormë, ku humbën jetën dy persona.

Policia thotë se 33-vjeçari Artion Shenaj e ka vrarë 35-vjeçarin Mariglen Memaj në një lokal. Më pas ai është larguar dhe ka shkuar në shtëpinë e xhaxhait, ku është vetëvrarë.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Gjormë në një lokal Artion Shenaj, rreth 33 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri duke e lënë të vdekur Mariglen Memaj, 35 vjeç dhe më pas është larguar nga lokali dhe ka vrarë veten në banesën e xhaxhait të tij, ku dyshohet me po të njejtën armë zjarri. Shërbimet policore janë në vendin e ngjarjes, ku po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.