Policia e Vlorës bën me dije per ngjarjen e djeshme që mbeten te vrare dy persona dhe një i tretë mbeti i plagosur, janë gjetur më shume së 30 gëzhoja në vendngjarje.

Po ashtu sipas policisë se Vlorës personat që janë vrarë kanë pas konflikte të hershme që prej gjashtë vitesh. Ndërkohë që automjeti tip Mercedes-Benz që u gjet i djegur në fshatin Sherishte kanë qenë dy automatike të cilët kanë bërë qitje ndaj tre personave në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Njëkohësit policia ka vërtetuar targat e automjetit të djegur dhe po sipas policisë targat rezultojnë të janë vjedh në qytetin e Fierit, po dhe makina që përdorën autorët rezulton e vjedhur.

Për vrasjen policia ka marrë në pyetje 15 persona dhe janë lënë të lirë serish.

Po ashtu personi i plagosur Armando Sulejmani me pseudonimin Çipuri është arrestuar sot ne ambientet e spitalit ku gjendet nën kujdesin e mjekëve, pasi është gjetur me armë pistolete dje kur i’u bë atentati. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.