Pak orë pas vrasjes që ka tronditur qytetin e Shkodrës, ku është vrarë kushëriri i biznesmenit Arjan Ferracaku, Fatos Ferracaku, ka reaguar gazetari investigativ Artan Hoxha. Në një postim në "Facebook", gazetari shkruan se nisur nga dinamika e ngjarjes, kemi të bëjme me një atentat të mirëfilltë dhe dyshohet se autorët janë për vrasës me pagesë.

Duke iu referuar atentatit të 1 shtatorit kur u ekzekutua me breshëri plumbash biznesmeni 31-vjeçar Arjan Ferracaku, gazetari Artan Hoxha shkruan se edhe ngjarja e sotme në lagjen "Partizani", tregon se po bien viktima të krimit edhe qytetarët e pafajshëm. Kjo pasi edhe Fatos Ferracaku, njësoj si Arjan Ferracaku, nuk rezulton person me precedent penal.

"Nga informacioni paraprak dhe dinamika e ngjarjes duket se ekzekutoret jane vrases me pagese, ndersa urdheruesi dhe truri i ketij atentati eshte duke ndjekur nga ekrani spektalin kriminal qe ka organizuar", shkruan Artan Hoxha.

Postimi i plotë i gazetarit Artan Hoxha:

Shkodra eshte goditur serish nga nje vrasje e ndodhur ne nje nga zonat me te populluara te qytetit ku ka mbetur i vrare Fatos Ferracaku dhe eshte plagosur Fatmir Mehaj. Te dhenat e para flasin se objektivi i atentatit ka qene Fatos Ferracaku, nje njeri pa asnje problematike ne te shkuaren, pervec faktit se eshte djali i xhaxhait i Kujtim Ferracakut, babait te biznesmenit Arjan Ferracaku i vrare me 1 shtator 2018, ne zonen e Livadheve… 

Mekanizmi i atentatit me dy autore me motorr, njeri prej tyre qitesi, dhe pas ngjarjes motorri digjet ne periferi te qytetit tregon se seriali i vrasjeve ne Shkoder i nisur me 15 korrik 2018, me ekzekutimin e Boran Bercanes dhe bashkeshortes se tij Silvi Ndocaj, eshte ne vijim e siper. Jo me larg se mbreme e pyeta live kryeministrin se ne Shkoder pavarsisht nga goditja e grupit Bajri nuk eshte zbuluar asnje nga 6 vrasjet dhe 2 personat e zhdukur pa lene gjurme, gjate veres se ketij viti. 

Pergjigja qe mora ishte:"Kriminelet kokat hengshin"…

Por atentati i 1 shtatorit 2018, ndaj biznesmenit krejtesisht te pafajshem Arjan Ferracaku qe ngriti Shkodren me kembe, te madh e te vogel, dhe ngjarja e sotme te markata e peshkut ne Rus, tregojne qarte se viktima te krimit po bien qytetaret e pafajshem….
Nga informacioni paraprak dhe dinamika e ngjarjes duket se ekzekutoret jane vrases me pagese, ndersa urdheruesi dhe truri i ketij atentati eshte duke ndjekur nga ekrani spektalin kriminal qe ka organizuar…

Ngushellime familjeve te viktimave ne Shkoder. Per fat te keq lutja e vetme per shprese i shkon zotit, "mos ki meshire per ata qe skuqin rruget e Shkodres me gjakun e qytetareve te pafajshem"…