Vrasja e ish-kryepolicit Çuku, shtyhet seanca e gjyqit për porositësit e vrasjes

11/09/2018 - 14:47

Shtyhet seanca e parë gjyqësore e çështjes së kryepolicit Artan Çuku. Seanca për të pandehurit Bledar Jambellin dhe Shpëtim Lecin, të akuzuar si porositësit e vrasjes së Çukut, u shty pasi drejtoria e Policisë Berat e Fier nuk kanë kryer njoftim e tyre për seancën gjyqësore.

Sipas gjykatës këto dy drejtori s’kanë kthyer përgjigje nëse i kanë arrestuar apo jo dy personat e shpallur në kërkim. Gjykata vendosi t’i drejtohet me ankesë kreut të policisë, Ardi Veliu për moskthim përgjigje nga policia Berat e Fier për të dy të shpallurit në kërkim.

Seanca e radhës bëhet e ditur se do të zhvillohet më 25 shtator. Ndërkohë me një shkrese kthim-përgjigje policia kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme ka njoftuar prokurorinë se këta dy shtetas fshihen jashtë Shqipërisë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një 53-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor mëngjesin e sotëm në aksin Moncalvo-Casale në Itali.

Një 19-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia pasi ka tentuar të blejë cigare me lekë të falsifikuara.

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 45-vjeçar nga Vlora për armëmbajtje pa leje.

Dy të dënuar në Shqipëri për vjedhje me pasojë vdekjen dhe prodhim e shitje narkotikësh janë ekstraduar nga Kroacia dhe Italia.

Fabjan Alameti, shqiptari 21-vjeçar që banonte në New York është dënuar me gati pesë vite burg.

Nga specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Duesseldorf/Gjermani drejt vendit tonë i shtetasit Ylli Sela, 39 vjeç, lindur në

Një automjet ka përfunduar i përmbysur në kanal përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, në afërsi të Maminasit.

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Verona të Italisë, ku janë përplasur dy kamionë.

Më shumë se 10 persona janë shoqëruar nga policia për të zbardhur ngjarjen e ndodhur një natë më parë, ku mbeti i vrarë 23-vjecari Andi Z