Dy ditë pas ekzekutimit me 20 plumba të Jurgen Kurtit, policia ka shpallur në kërkim djalin e të ndjerit Agim Arapi, ngjarje e ndodhur në prill të 2017-ës për të cilën u shoqërua dhe më pas u deklarua i pafajshëm viktima Kurti.

Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Dervis Arapi, 33 vjeç, i cili është tashmë në kërkim nga policia.

Policia ka referuar vrasjen në prokurori për gjakmarrje. Dervis Arapi rezulton në sistemin TIMS se nuk ndodhet në Shqipëri që prej janarit.