Pak ditë pas ngjarjes së rëndë, ku 34-vjeçari në Ballsh vrau gruan dhe kunatën, vëllai i viktimave ka depozituar një kërkesë në gjykatë duke kërkuar kujdestarinë e dy fëmijëve të mitur të motrës së tij Gentiana Caushaj.

Në letrën drejtuar gjykatës. Gjyshmir Caushaj  thotë se babai i fëmijëve, njëkohësisht edhe autori i krimit të rëndë, nuk mund të ushtrojë kujdestarinë e dy fëmijëve.

Aktualisht mësohet se fëmijët ndodhen në fshatin SOS, pasi u dërguan aty për një trajtim më të specializuar për shkak të traumës kur panë se si babai i tyre i vrau nënën dhe tezën para syve.