Vrasja e Santiago Malkos, rëndohet pozita për Blendi Tetën, SPAK kërkon ndryshimin e akuzës

29/10/2020 - 11:18

Rëndohet pozita për Blendi Tetën, një prej personave të akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos pranë zonës së Xhamllikut më 27 gusht të vitit të kaluar.

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që të ndryshohet akuza nga “vrasje me paramendim” në “vrajse për hakmarrje”.

Të pandehurit i është dhënë 10 ditë kohë për të bërë kundërshtimet me ndryshimin e cilësimit të veprës penale.

Vetë Teta nuk ka qenë i pranishëm në seancë. Seanca e radhës pritet të zhvillohet në datën 3 nëntor.

Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e ‘Xhamllikut’ në Tiranë, në makinën e tij tip “BMW X5”. Ai ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018, kur dhe ndodhi vrasja e Fabian Gaxhës në ish-Bllok pas një përplasjeje me armë. Gjithashtu ish-polici i vrarë është përfshirë në një sherr me dy vëllezërit Lashi në vitin 2016 për një borxh prej 1 mijë eurosh.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Bulqizë, ku mbeti i vrarë një 22-vjeçar, është arrestuar shoku i tij.

Janë publikuar emrat e 30 nga 69 shqiptarë që disa ditë më parë, u kapën nga autoritetet greke në një anije peshkimi.

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë, në afërsi të fshatit Mazhe.

Një 65-vjeçar është proceduar dhe gjobitur nga Policia, pasi është kapur në pikën kufitare të Kakavijës, me test pozitiv për COVID.

Zbardhet dëshmia e autorit të dyshuar për vrasjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në Bulqizë, ku mbeti i vdekur i 22-vjeçari Elidon Basha.

Zbardhen dhe dokumentohen disa vjedhje të ndodhura në qytetin e Shkodrës.

Policia Kufitare e Kakavijës njofton se ka intensifikuar punën për kontrollin e imtësishëm të dokumentacionit për të udhëtuar, intervisit

Policia ka arrestuar dhe një tjetër person, i cili akuzohet se ka lidhje me heroinën e sekuestruar mesditën e djeshme në qytetin e Elbasa

Policia e Tiranës ka finalizuar sot operacionin e koduar “Storm”, duke arrestuar 3 persona që trafikonin emigrantë nga Lindja e Mesme kun