Tre persona janë arrestuar nga policia britanike si autorë të dyshuar të vrasjes së 30-vjeçarit shqiptar Jozef Boci, ngjarje kjo e ndodhur më 17 shkurt në Greenwich.

Sipas mediave britanike, të arrestuarit janë Ibrahim Jones 21 vjeç, Dominic Brown 29 vjeç dhe Oluwatimeilehin Oniyitan 20 vjeç.

Ata akuzohen për dhunën me pasoja të rënda të ushtruar ndaj 30-vjeçarit, i cili ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të shumta.

Shqiptari Jozef Boci, i cili prej vitesh jetonte në Catford, u gjet i pavetëdijshëm në mes të rrugës natën e 17 shkurtit dhe u dërgua në spital me plagë në kokë. Ai ndërroi jetë më 23 shkurt.

(Foto: viktima Jozef Boci)