Pas daljes nga spitali, djali 27-vjeçar i shqiptarit Edmond Llangozi që u ekzekutua pak ditë më parë në Greqi ka treguar për mediat fqinje arsyet e krimit të rëndë.

Me kokën të lidhur me një fashë për shkak të goditjes nga një plumb në pjesën e pasme të kokës gjatë atentatit në Agios Sostis, ai tha se gjithçka ka ndodhur për një borxh prej 600 euro, që vëllai i tij kishte marrë në Athinë.

I riu u shpreh se borxhi nuk ishte i lartë, por se autorët, me të cilët kishte lënë takim ai me të vëllain, kanë dashur të zgjidhin situatën me armë, pasi sipas tij çdo gjë nisi me tension dhe se situata degradoi.

27-vjeçari u shpreh se babai i tij, i cili mori katër plumba gjithsej, njëri prej të cilëve e goditi në zemër, humbi jetën duke mbrojtur dy fëmijët e tij.