Aleksandër Luca 19-vjeçari shqiptar i cili dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e studentes greke Eleni Topaludhi në Rodos ka rënë viktimë e rrahjes brenda burgut të Avlonës.

Nga videot e shpërndara nga mediat greke, duket se të burgosurit fillimisht filluan një sulm verbal me sharje dhe ofendime ndaj të riut shqiptar dhe më pas filluan ta godasin.

I riu shqiptar më pas është dërguar në qendrën shëndetësore dhe më pas në spitalin "Evangelismos". Drejtorja e spitalit tha se i riu shqiptar u paraqit të hënën pasdite në spital e pasi iu nënshtrua të gjitha kontrolleve ai u dërguar sërish në burg. "Ai u rrah. Por, nga kontrolli i tij rezultoi se nuk ka lëndime të mëdha, përndryshe do të shtrohej në spital".