Policia e Tiranës ka identifikuar autorin e vrasjes së taksistit 71-vjeçar, Abdulla Budlla dy ditë më parë në Fushë-Prezë.

Bëhet me dije se Policia e Tiranës ka zhvilluar një operacion për kapjen e vrasësit të 71-vjeçarit, ku janë shoqëruar disa persona në zonën e Rinasit dhe të Niklës të cilët dyshohen të kenë lidhje me ngjarjen.

Mësohet se konfliktet e tij të vetme kohët e fundit ishin me disa kushërinj të cilët jetojnë në zonën e Fushë-Prezës dhe kjo është e vetmja pistë e ngritur nga policia.

Kujtojmë që 71-vjeçari Abdulla Budlla është vrarë me kallashnikov. Ai punonte me mjetin e tij si taksist në Fushë Prezë.

Budlla ishte baba i tre djemve, dy prej të cilëve jetojnë jashtë-shtetit ndërsa një punon taksist tek aeroporti i Rinasit.