Arrestohet personi që urdhëroi vrasjen e 27-vjeçarit Mario Metaj në Patra, Greqi. Autori dyshohet se është një shtetas grek. Policia helene nuk jep detaje të tjera, por burimet bëjnë me dije se ai ka urdhëruar dy shtetas shqiptarë që ta vrasin Metajn.

Policia ka arritur të kapë vetëm bashkëpunëtorin shqiptar të autorit kryesor, që është ende në kërkim.

Në banesën e të arrestuarit shqiptar janë gjetur dhe sekuestruar 1 pistoletë me 5 fishekë, 1 pistoletë replika, 37.28 gram marijuanë, 1 peshore, 1 grirës hashashi, 6 celularë, 1 paketë karte të një kompanie celulare dhe 205 euro.

Autori kryesor mësohet se ka qëlluar fillimisht në ajër, pastaj ka qëlluar Marion me urdhër të shtetasit grek, i cili ndërkohe plagosi me shufër metalike dhe një nga shokët e Marios.

Mario Metaj punonte në sektorin e hotelerisë dhe ishte mjaft i njohur në shoqërinë rinore në Patra, pasi kishte një aktivitet të fortë shoqëror në qytet.