Vrasja në Durrës, arrestohet Bledar Kajno, në kërkim pronari i "Lord's"-it

Postuar: 02/03/2016 - 10:03

Policia e Durrësit zbardh dhe dokumenton ngjarjen e së martës në qytetin e Durrësit, ku mbeti i vrarë Asllan Kërtusha dhe u plagos Bledar Kajno. Në një njoftim zyrtar për shtyp, policia njofton sot se uniformat blu kanë arrestuar 39-vjeçarin që mbeti i plagosur Bledar Kajno, banues në Xhafzotaj, si dhe kanë shpallur në kërkim e po punojnë për kapjen e autorit tjetër, 31-vjeçarit Gëzim Kajno, banues në Durrës, pronari i lokalit "Lord's" ku ndodhi ngjarja.

Sipas policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, mes viktimës dhe autorëve, të cilët ishin në gjendje të dehur.

Mekanizmi i ngjarjes:

Më datë 01.03.2016, rreth orës 19:00, në lagjen Nr.17, pranë Ndërmarrjes së Ujësjellësit, shtetasit Gëzim dhe Bledar Kajno nën efektin e alkoolit dhe për motive të dobëta janë konfliktuar me shtetasin Asllan Kërtusha në ambientet e brendshme të lokalit.

Më pas, në konflikt e sipër, kanë dalë jashtë lokalit ku shtetasi Gëzim Kajno e ka goditur më qytën e pistoletës në kokë shtetasin Asllan Kërtusha dhe si pasojë e një shkrepje të armës së zjarrit është plagosur në krah shtetasi Bledar Kajno.

Po me të njëjtën pistoletë, shtetasi Gëzim Kajno ka qëlluar Kërtushën, i cili nga plagët e marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës.

Në vendngjarje, në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan:

• dy gëzhoja model 54 kalibri 7.62 m/m dhe

• 3 copë fishekë kalibri 7.62 m/m.

Asllan Kërtusha, 30 vjeç, banues në Durrës, ishte person më precedentë penalë të mëparshëm duke konsumuar disa vepra penale si: vjedhje, në fushën e lëndëve narkotike, kundërshtim i Punonjësit të Policisë, konflikte në lokalet e natës si edhe ka pasur lidhje shoqërore me persona me precedentë penalë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja me dashje në bashkëpunim”dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. 

S.L.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Oficerët e Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë në Maltë përshkruajtën sot momentet që çuan në arrestimin e të riut shqiptar, i cili akuzo

Saga e gjatë, e 20 viteve të shkuara për 135 shijakas është rikthyer në 2017 krejt papritur, atëherë kur nuk e kishin menduar.

Disa persona të paidentifikuar kanë tentuar t’i vënë zjarrin një automjeti ditën e sotme në Durrës.

Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur në Elbasan.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mesditë në lagjen “Visarion Xhuvani”.

Një sherr për motive pronëse midis disa të afërmve krutanë, ka përfunduar me plagosjen një gruaje.

Një 34-vjeçar është kapur në gjendje të dehur duke drejtuar automjetin rrugëve të Durrësit, më konkretisht në Shkozet.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë administratorin e një shoqërie ndërtimi, pas një aksident

   Në fshatrat Velçë dhe Drashovicë në Vlorë, po kryhet një operacion anti-drogë.

Në sajë të operacionit për  kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar, Policia e Durrësit ka ndalua

Zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupi, në një konferencë për shtyp dha detaje në lidhje me drogën e kapur në Bab