Prej ditës së djeshme policia e shtetit vijon të mbajë nën monitorim vendin e ngjarjes në Bathore, ku Agron Tanushi vrau me armë zjarri kunatën e tij, Jetmira Hasani.

Para banesës ku ndodhi krimi brenda familjes, policia ka vendosur shiritin e perimetrit të sigurisë, me qëllim që të shmanget ndonjë tragjedi tjetër për çështje hakmarrjeje. 

Në vendin e ngjarjes kanë ardhur të afërm të viktimës të cilët kanë qenë të irrituar.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme rreth orës 17:40, në rrugën “Apollonia”, ku pas një konflikti të çastit, për motive ende të paqarta Agron Tanushi ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij, Jetmira Hasani.