Pak orë pas vrasjes së ndodhur në Durrës, ku u ekzekutua me armë 40-vjeçari Feriz Bardhi, gjendet një tjetër mjet i djegur.

Këtë herë, mjeti i dytë i djegur është gjetur pranë Urës së Gjolës në Fushë-Krujë, ndërkohë që dyshohet të jetë përdorur nga autorët e vrasjes në Durrës.

Kujtojmë që më herët policia ka gjetur një mjet të djegur në Porto Romano dhe dyshimet kanë qënë të njejta.

Durrës/Informacion Paraprak 

Më datë 01.08.2019, rreth 15:45, tek Ura e Gjolës, Fushë Krujë, është gjetur duke u djegur një mjet tip benz.

Në vendngjarje ndodhet Grupi Hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.