Gjykata e Apelit ka lënë në burg Ervis Martinajn ndaj të cilit u dha masa e sigurisë "arrest me burg" për ngjarjen e 4 tetorit në zonën e ish-Bllokut. Trupa gjykuese duke shqyrtuar të gjithë dinamikën e ngjarjes, nuk ka pranuar në kërkesën e bërë nga Martinajt për të marrë lirmin.

Pas vendimit, ka folur për mediat edhe avokati, i cili deklaroi se nuk ka prova që e implikojnë Martinajn në vrasjen e Bllokut. Ai shtoi se klienti i tij nuk është i përfshirë në këtë vrasje, ndërsa shtoi se pretendimet se Redi Poposku,  ka fshehur armën e Martinajt, janë aludime të pavërtetuara.

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në zonën e Ish-Bllokut, Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë  “arrest me burg” për 30 ditë ndaj tij.