Gjykata e Apelit në Tiranë sot do të shqyrtojë kërkesën për liri të Ervis Martinajt. Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në zonën e Ish-Bllokut, Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë "arrest me burg" për 30 ditë ndaj tij.

Ngjarja e mbrëmjes së 4 tetorit, ndodhi në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha, ndërsa Martinaj së bashku me Elion Hato u plagosën.

Ndërkohë, të përfshirë në këtë ngjarje ishin edhe Redi Poposku, pronar i lokalit ku ndodhi vrasja, komandoja Mervjol Bilo, Ervin Mata, Fabjol Alushin si dhe këngëtarja e njohur Elvana Gjata.