Të tjera detaje janë zbardhur nga vrasja që tronditi Matin mesditën e sotme.

Dy punonjës të Bashkisë që shkuan për të hapur një rrugë kalimi në fshatin Shëlli u qëlluan nga një person, ende i paidentifikuar.

Mësohet se punonjësit e Bashkisë sapo ishin ulur për të ngrënë drekë në lokalin e fshatit kur janë qëlluar me armë. Për pasojë një prej tyre ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur. 

“Punonjësit ishin duke punuar, pasi mbaruan u ulën në lokal dhe kishin qenë duke ngrënë drekë, dhe autori hyri në lokal, i qëlloi”, tregon ai.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes.