Pas vrasjes me plumb në kokë të Gjin Ndojit në Vaun e Dejës, person me precedent të theksuar kriminal, siç bëri me dije policia, mësohen detaje të reja.

Sipas “BalkanWeb”, raportohet se mjeti i djegur rreth 1 km larg vendit të krimit, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autorët e vrasjes, është tip “Benz” me targa AA 346 LC.

Nga verifikimet e bëra rezulton se targat e këtij mjeti i përkasin mjetit tip “Fiat Punto” të cilat rezultojnë të vjedhura më datë 20.06.2020, në rrugën Ishëm-Durrës në pronësi të shtetases A. K. banuese në Durrës, e cila ka berë kallëzim për këto targa.