Tre shqiptarë janë ekstraduar ditën e sotme nga Gjermania dhe Italia, pasi akuzohen për vepra të ndryshhme penale. Sipas njoftimit zyrtar nga policia bëhet me dije se shtetasi shqiptar, Ilir Kapllanaj, 49 vjeç, banues në Fier u ekstradua nga Gjermania pasi rezulton i dënuar me 23 vite burg për vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim.

Nga Italia u ekstradua shtetasi G.L. 28 vjeç, banues në Tropojë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit e 4 muaj muaj burg për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik, duke ushtruar dhunë fizike, kryer në bashkëpunim”. 28-vjeçari rezulton gjithashtu i dënuar me 4 vite burg për dhe për “vjedhje, e kryer në bashkëpunim”.

Po nga Italia u ekstradua shtetasi R. R., 54 vjeç, banues në Vlorë, për të cilin është dhënë masa “arrest me burg” për veprën penale “Grupit të Strukturuar Kriminal” dhe “Kultivimit të bimëve narkotike”.

Njoftim i plotë i Interpol Tirana:

Brenda 24 orëve të fundit nga Interpol Tirana ekstradohen tre shtetas shqiptarë për vepra të ndryshme penale.

-Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden, u bë i mundur arrestimi dhe ekstradimi nga Gjermania drejt vendit tonë i të dënuarit, shtetasit shqiptar, Ilir Kapllanaj, 49 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor e ka dënuar me 23 vjet burg për veprën penale, “Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim “.

Ky shtetas, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, në 25 Shkurt 2000, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin G.L, banues në Patos.

-Po si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë i shtetasit G.L, 28 vjeç, banues  në Tropojë.

Shtetasi G.L, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit e 4 muaj muaj burg për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik, duke ushtruar dhunë fizike, kryer në bashkëpunim”. Po këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar shtetasin G.L, me 4 vjet burg, për veprën penale “Vjedhje, e kryer në bashkëpunim”.

-Gjithashtu  falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën/Itali, u bë i mundur arrestimi në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë, i shtetasit R. R., 54 vjeç, banues  në Vlorë.  Shtetasi R. R. ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë,  ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale “Grupit të Strukturuar Kriminal” dhe “Kultivimit të bimëve narkotike”.