Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë ka vendosur masë "Arrest me burg" për shtetasin Hysni Rama, vrasësin e Kejsi Hysës. Ky i fundit u gjet i groposur pranë varrezave në Nikël të Fushë-Krujës.

Ndërkohë për krimin në fjalë është shpallur në kërkim edhe një bashkëpunëtor, Agron Tufa, për të cilin u vendos masa “arrest me burg”. Gjatë seancës gjyqësore, Hysni Ramaj pranoi autorësinë e krimit.

34-vjeçari ishte shpallur i zhdukur nga familjarët, ndërsa u gjet i vrarë me plumb në kokë dhe i groposur para 4 ditëve pranë varrezave të fshatit Shelqet të komunës Nikël.

Sipas uniformave blu, vrasja dhe groposja e 34-vjecarit është bërë në 5 korrik të këtij viti, ndërsa në vendin ku u gjet trupi i Hysës janë gjetur dy armë zjarri, një pushkë dhe një pistoletë.

Kejsi Hysa ishte në kërkim nga policia, pasi 3 vite më parë në bashkëpunim me dy persona të tjerë dyshohet se ka vrarë Edmond Theodhorin në Sarandë.