Teodor Lera, 53-vjeçari që vrau gruan e tij Eva Lera në Vlorë dy ditë më parë është marrë sot nga burgu dhe është nisur për në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Teodor Lera e rrihte vazhdimisht gruan e tij. Ai ishte i papunë ndërsa Eva Lera punonte te një dyqan në lagje. Eva Lera nuk ndahej nga burri vetëm për hir të tre fëmijëve të tyre.

Mësohet se Teodor Lera ka mbytur me duar bashkëshorten e tij, Eva, gjatë një sherri dhe më pas ka prerë damarët e dorës. Ngjarja ndodhi pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë.

Teodor Lera ndodhej në gjendje të rëndë pasi humbi shumë gjak.