Nga kërkimet e pandërprera të Policisë, orët e para të mëngjesit, është gjetur i mbytur autori i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij, ndodhur ditën e djeshme. Pasditen e së premtes, 37-vjeçari Ardian Kuka vrau me thikë bashkëshorten e tij, Hazbijen. Çifti kishte një fëmijë 10-vjeçar, që tashmë ka mbetur jetim nga të dy prindërit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 20.07.2019, rreth orës 07:30, në Sektorin Rinia, Durrës, është gjetur i mbytur shtetasi A.K.rreth 37 vjeç, banues në lagjen Nr.15, Durrës.

Pranë vendit të ngjarjes është gjetur dhe automjeti i këtij shtetasi më të cilin dyshohet se u largua pas kryerjes së krimit.

Ky shtetas dyshohet të jetë autori i vrasjes së bashkëshortes së tij ndodhur ditën e djeshme. Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.