DurrësLajm zbardh dëshminë e dhënë në policinë e Durrësit nga bashkëshorti Shaholli, që mbrëmjen e sotme i mori jetën gruas së tij 40-vjeçare.

Në gjendje mjaft të rëndë psikologjike, Çlirim Shaholli ka deklaruar para hetuesve se gjithçka ndodhi papritmas dhe ai ende nuk e beson se ka vrarë gruan e tij.

“U zimë siç zihemi gjithnjë. Unë e shtyva dhe ajo më shtyu dhe në një moment ajo humbi ekuilibrin dhe ra në tokë, ku ju ça koka. Nuk e di si ndodhi. Ende nuk e besoj që ajo ka vdekur”, ka deklaruar në gjendje shoku bashkëshorti 42-vjeçar.

Gruaja e tij Ana mbërriti në spitalin e Durrësit me një plagë në kokë, ku dhe humbi jetën pak minuta më vonë.

Sipas policisë, ajo është goditur me mjete të forta nga bashkëshorti.

Çifti Shaholli ka 6 fëmijë, ku më i madhi është vetëm 14 vjeç. Mësohet se familja Shaholli jetonte në kushte të vështira ekonomike.